Stil jete

Krijuesi i ‘Squid Game’: Një prej personazheve, i frymëzuar nga Trump

Krijuesi i ‘Squid Game’: Një prej personazheve, i

Hwang Dong-hyuk, regjisori, skenaristi dhe producenti i “Squid Game” zbulon detaje të tjera. Këtë herë thotë se i gjithë filmi është nxitur edhe nga administrimi i Trump, kurse një prej personazheve është frymëzuar direkt nga ai.

Krijuesi i ‘Squid Game’: Një prej personazheve, i

Nëse e ke parë filmin, mbase e ke menduar në momentin e parë që e ke parë me maskë. Nuk bëhet fjalë për lojtarët, por për një nga personazhet vip që vinin të shikonin lojën dhe vinin baste mbi lojtarët. Personazhi në fjalë kërkon edhe më shumë, kërkon favore seksuale.

Krijuesi i ‘Squid Game’: Një prej personazheve, i

“Unë mendoj se Trump i ngjan një prej VIP-ave në lojën me kallamar. Është pothuajse njësoj sikur ai drejtoi një shfaqje lojërash, jo dhe një vend. Tmerrin u dha njerëzve. Pasi të gjitha këto çështje ndodhën, mendova se ishte koha që ky film të dilte në botë”, thotë krijuesi i serialit.

Krijuesi i ‘Squid Game’: Një prej personazheve, i

Personazhet VIP në shfaqje janë anëtarë anonimë të një shtrese shumë të pasur që shikojnë dhe vënë bast mbi konkursin, në të cilin qindra njerëz me borxhe luajnë fëmijërie, në dukje të thjeshta, por që kush eliminohet, vdes.