Stil jete

Kryevepra e Ticianit, e vjedhur dhe e gjetur në stacionin e autobusit shitet për 20 milionë euro

Kryevepra e Ticianit, e vjedhur dhe e gjetur në stacionin e autobusit

"The Rest on the Flight to Egypt" i piktorit të Rilindjes Tician, ka arritur një çmim rekord në ankand, pasi është vjedhur disa herë.

Shitja e veprës për 20.6 milion € (17.5 milion £) vendos një rekord të ri botëror për veprat e Ticianit, sipas ankandeve.
Piktura e vitit 1510 u vodh për herë të parë nga trupat e Napoleonit nga Pallati Belvedere në Vjenë gjatë fillimit të shekullit të 19-të. Në 1995, ajo u vodh nga Longleat House në Angli, ku ishte varur që kur u ble nga Markesha e 4-të e Bath në 1878.

U ofrua një shpërblim prej 100,000 £ për kthimin e e sigurt të veprës.

Vepra u gjet shtatë vjet më vonë pa kornizën e saj në një qese plastike në një stacion autobusi në Londër.