Stil jete

Ku t`i mbash patatet që të jetojnë më gjatë?

Ku t`i mbash patatet që të jetojnë më gjatë?

Prej vitesh na është thënë që t'i mbajmë patatet në një vend të freskët dhe të errët dhe jo në frigorifer për shkak të shqetësimeve për akrilamidin, i cili lidhet me mundësinë më të lartë për t`u prekur nga kanceri.

Fillimisht mendohej se ruajtja e patateve të pagatuara në frigorifer mund të çonte në formimin e sheqernave shtesë, të cilat më pas mund të shndërrohen në akrilamide kur skuqen ose piqen në furrë.

Por Agjencia e Standardeve të Ushqimit përditësoi udhëzimet në fillim të këtij viti për të thënë se nuk është kështu – dhe ruajtja e patateve tuaja në frigorifer mund të zvogëlojë në mënyrë të ndjeshme këtë element.

Akrilamide është një nënprodukt natyral i procesit të gatimit dhe ka qenë gjithmonë i pranishëm në ushqimet tona. Zakonisht gjendet në patatet e pjekura, patatet e skuqura dhe patatinat.

Më parë besohej se ruajtja e patateve në frigorifer mund të rriste potencialin e formimit të akrilamidit. Por një studim, i cili u rishikua nga Komiteti për Toksicitetin e Kimikateve në Ushqim, tregoi se nuk është kështu.

Mbrojtësit e pasionuar të patates – përfshirë furnizuesin më të madh të patates në Mbretërinë e Bashkuar, Branston – thanë se ndryshimi i këshillave nga FSA mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike mbetjet ushqimore.

Patatet e ruajtura në frigorifer mund të jetojnë 3 herë më gjatë, të padëmtuara, se ato që ruhen në dollap.