Stil jete

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën anti-Covid

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Kukullat Barbie do jenë shkencëtare, doktoresha, infermiere dhe vaksinatore. Modeli i vitit 2021 është frymëzuar nga Prof. Dame Sarah Gilbert. Ajo është gruaja që krijoi vaksinën anti-Covid Astra Zeneca.

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Barbie Mattel ka hedhur në treg vazhdimisht kukulla të tilla, që japin mesazhe si luftën ndaj paragjykimeve racore, bullizmit për shkak të veçantive fizike apo shembuj frymëzimi si në këtë rast.

Vetë Dame Sarah tha se asaj i dukej krijimi shumë i çuditshëm në fillim, por shpreson që të jetë përveçse argëtues, edhe frymëzues për fëmijët.

“Dëshira ime është që kukulla t'u tregojë fëmijëve ekzistencën e karrierave për të cilat ata mund të mos jenë në dijeni, si një vaksinologe për shembull”, tha ajo.

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Barbie i saj është një nga gjashtë modelet që nderojnë gratë që punojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, pra fushta (Stem).

Kukulla Barbie nuk është më modele. Ajo ka krijuar vaksinën

Kukullat e tjera janë krijuar frymëzuar nga një mjeke australiane e cila ndihmoi në krijimin e një veshjeje mbrojtëse të ripërdorshmë për bluzat e bardha apo mbi dhe një studiuese biomjekësore braziliane.