Stil jete

Kur është ora më e mirë për t`u zgjuar gjatë vjeshtës

Kur është ora më e mirë për t`u zgjuar gjatë

Me shkurtimin e ditës tani në vjeshtë, një studim sugjeron se koha optimale për t'u zgjuar është 7:28 e mëngjesit.

Sipas analizës, koha mesatare e lindjes së diellit në tetor është 7.28 e mëngjesit, duke e bërë këtë kohën më të mirë për të filluar ditën,. Ndërkohë, ora 17:54 (që është koha mesatare e perëndimit të diellit) është koha më e mirë për të filluar mbylljen e mbrëmjes.

Ndërkaq zgjimi në të njëjtën kohë mund të jetë përgjigja për të gjitha problemet tona – veçanërisht për ata që luftojnë me përgjumjen e mëngjesit ose pagjumësinë e natës.

Zgjimi në të njëjtën orë dhe në orën e duhur për më tepër, do të rregullojë ciklin e gjumit.

Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj lindjes dhe perëndimit të diellit, sepse kemi evoluar për të jetuar në një planet që rrotullohet mes dritës dhe errësirës. Pra, kur dielli lind, ajo rreze dielli godet qelizat e ndjeshme ndaj dritës në sytë tanë, të cilat më pas nxisin orën e trupit të çlirojë kortizolin dhe të na japë atë sinjalin 'çohu dhe shko'.