Stil jete

Kur mund të publikohet sezoni i dytë i Squid Game

Kur mund të publikohet sezoni i dytë i Squid Game

Është zyrtare! Sezoni i dytë i Squid Game do të xhirohet. Platforma e transmetimit Netflix njoftoi rikthimin e serialit duke publikuar një mesazh nga producenti dhe regjisori, Hwang Dong-Hyuk.

"U deshën dymbëdhjetë vjet për të krijuar sezonin e parë dhe dymbëdhjetë ditë që ai të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë," thuhet në mesazh.

Sezoni i ri i Squid Game, mund të transmetohet në Netflix nga fundi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2024.