Stil jete

Kush ishte Caroline Lucretia Herschel, gruaja e parë që u pagua për të parë yjet 

Kush ishte Caroline Lucretia Herschel, gruaja e parë që u pagua

"Sot numërova njëqind re dhe sonte pashë diçka që besoj të jetë një kometë, nesër do të kem prova". Më 1 gusht 1786, Caroline Lucretia Herschel shkroi këto fjalë në ditarin e saj, i cili më vonë u botua si një kujtim së bashku me letrat e saj.

"Trupi i vëzhguar natën e kaluar ishte një kometë", shkroi ajo të nesërmen, duke shtuar gjithashtu se nuk do të kishte paqe nëse nuk u komunikonte menjëherë zbulimin e tij astronomëve me të cilët ishte në kontakt.

Ajo ditë i ndryshoi jetën përgjithmonë: megjithatë ishte vëllai i saj ëilliam Herschel, tashmë një astronom i njohur, i cili u thirr në Uindsor nga Familja Mbretërore për të demonstruar zbulimin e jashtëzakonshëm. Duke shpjeguar fenomenin, ai e quajti "kometa e motrës sime".

Kështu Caroline Lucretia Herschel u bë zyrtarisht gruaja e parë në histori që zbuloi një kometë, edhe pse para saj ishte astronomja gjermane Maria Kirch në 1702-shin.

Por kush ishte Caroline Lucretia Herschel? Siç kujton në një artikull Shoqëria Mbretërore, ajo jetoi në një periudhë historike kur nuk ishte e lehtë për gratë të hynin në shkencë. Lindur në Hanover si sot më 16 mars të 1750-ës, ajo ishte vajza e një muzikanti që besoi në rëndësinë e ofrimit të arsimit për të tetë fëmijët e tij.

Pasi pa dy motra të vdisnin, në moshën 10-vjeçare Caroline u godit nga një temperaturë e lartë që i kushtëzoi gjithë jetën në vazhdim. Astmatike, e dobët dhe viktimë e dhimbjes kronike, ajo u përqendrua në leximin dhe studimin.

Pasi humbi shikimin në syrin e majtë, nëna e saj filloi të mendonte se ajo kurrë nuk do të martohej dhe se ishte më mirë ta mësonte të ishte një shërbëtore e mirë. Pastaj, pasi babai i saj vdiq, vëllezërit ëilliam dhe Alexander e ftuan që të bashkohej me ta në Bath, Angli, ku ajo do të këndonte në një kor të kishës.

Gjatë udhëtimit, për herë të parë ajo ishte në gjendje të vëzhgonte qiellin për një kohë të gjatë dhe u apasionua pas astronomisë. Në vitet në vijim u bë këngëtare e operës, por vazhdoi të vështronte yjet. Së bashku me vëllain e saj Uilliam, i cili ndërkohë kishte lënë muzikën për t’iu përkushtuar vetëm astronomisë, ajo filloi të kalonte gjithnjë e më shumë kohë midis teleskopëve dhe instrumenteve teknikë.

Ndërsa vëllai i saj qëndronte natën zgjuar për të vëzhguar qiellin, gjatë ditës Caroline kalonte orë e orë të tëra duke e ndihmuar atë të pastronte dhe të mblidhte teleskopët. Ajo kopjoi me shkrim dore katalogët dhe botimet që ai mori hua dhe u kujdes për organizimin e shënimeve të tij.

Më 28 gusht 1782 Caroline Lucretia Herschel vendosi të fillonte ditarin e saj personal. Në faqet e para ajo shkroi "Kjo është ajo që unë e quaj Regjistri i Kometave të mia". Një vit më vonë në 1786-ën mbërriti kometa e parashikuar nga ajo. Dhe nuk do të ishte e vetmja.

Në 1786, pas zbulimit të saj të madh, mbreti George III i dha asaj një pagë vjetore: ajo ishte gruaja e parë që u pagua për punën e saj si astronome. Pas martesës së vëllait të saj dy vjet më vonë, Caroline u bë gjithnjë e më e pavarur. U transferua në Gjermani në 1822-shin ku vazhdoi me studimet dhe vëzhgimet e saj.

Në 1828 Shoqëria Astronomike Mbretërore prestigjioze i dha asaj Medaljen e Artë, një çmim që nuk iu dha më një gruaje deri në vitin 1996. Para vdekjes së saj, më 9 janar 1848, Caroline Lucretia Herschel ankohej në ditarin e saj se nuk mund të bënte më zbulime, për shkak të gjendjes shëndetësore. Në varrin e saj ende lexohet mbishkrimi:

Sytë e asaj që kemi këtu, me lavdi, janë kthyer tani drejt qiellit me yje.