Kush më shumë se Mirza, vlen të ridëgjohet në Tetorin Rozë

Në Tetorin Rozë kemi zgjedhur për të risjellë historinë frymëzuese të Mirza Alibegajt. Ish-basketbollistja e Tiranës rrëfeu në Podcastin e Mira Kazhanit, në fillim të këtij viti për kancerin në gji, një betejë serioze, por e kaluar me sportivitet dhe me shumë dashuri. Nga sportiviteti karakterizohet vetë si sportiste, kurse dashurinë e mori nga Niko, greku me të cilin fati e ritakoi pas 20 vitesh, pak kohë para se sëmundja të shfaqej.
Mirza nuk qau asnjëherë. I mblodhi forcat edhe përpara operacionit.
"Një ditë para se të shkoja në spital, i thashë: Niko më shih tani, por nesër kur të vij, do jem sikur ta bëj me sy. Se nuk e kam një anë të gjoksit", tregoi Mirza.
Sot gëzon shëndet të plotë. E ka kryer edhe kimioterapinë e fundit. Disa këshilla që dhe ajo vetë do donte t`i kishte zbatuar më me rigorozitet, vlejnë të ridëgjohen. Ndaj po e risjellim videopodcastin, duke iu uruar shëndet të gjitha grave dhe kontroll, kontroll, kontroll, jo vetëm në tetor!
Intervista me video e Mirza Alibegaj