Stil jete

Kush nuk është nëna e vërtetë e bebit? (Nuk është thjesht lojë)

Kush nuk është nëna e vërtetë e bebit? (Nuk

Nuk është thjesht një lojë kjo. Përgjigjja që do të japësh tregon detaje të personalitetit tënd.

Në foto janë 3 gra, të buzëqeshura që mbajnë në krahë nga një fëmijë. Midis tyre fshihet një grua që nuk është nëna e vërtetë e fëmijës.

Këshilla kryesore është të mos lodheni shumë. Jepni alternativën e parë që ju vjen në mendje.

E bëre zgjedhjen? Tani shiko përgjigjet.

Nëse zgjodhe të parën

Kjo përgjigje zbulon që ju jeni një person shumë i thjeshtë në të gjitha pikëpamjet dhe se ju pëlqen të merrni rolin e drejtuesit. Kjo është arsyeja pse nuk ju pëlqen të bëni luftë ose të mbani mbi vete ndjenja negative. Ju gjithashtu dëshironi të krijoni një atmosferë të qetë në punë dhe të mbështeteni tek njëri-tjetri. Në fakt, në vendin e punës ju njiheni si një njeri shumë i përgjegjshëm që përpiqet gjithmonë të arrijë qëllimet e tij. Por mbi të gjitha, ju preferoni ta bëni të gjithë punën vetë. Në dashuri, zgjidhni një partner që ju zgjon emocione të veçanta. Zakonisht në një marrëdhënie bëni zgjedhje kategorike. Në një marrëdhënie çift përpiqeni të krijoni një marrëdhënie solide falë një komunikimi të gjallë dhe të frytshëm.

Nëse zgjodhe të dytën

Tregon se jeni një person që ju pëlqen të qëndroni vetëm për të reflektuar pak në mendimet tuaja. Jeni i rezervuar dhe selektiv, preferoni të mos keni shumë miq, por përqendroheni në cilësinë e një marrëdhënieje. Jeni një tip që gjithmonë kërkoni impulse të reja dhe për këtë arsye jeni të hapur ndaj horizonteve të tjera dhe sfidave të reja. Në dashuri, jeni të mirë dhe të sinqertë nëse takoni shpirtin tuaj binjak. Në një marrëdhënie, ju përpiqeni shumë për të kënaqur partnerin me shumë përkushtim. Sidoqoftë, nëse e shihni veten duke u përballur me një zhgënjim në dashuri do të jetë e vështirë ta kapërceni atë, sepse nuk e rigjeni lehtë besimin te të tjerët.

Nëse zgjodhe të tretën

Jeni i mire, bujar dhe ju pëlqen të jeni miq me të gjithë. Dini si t’u jepni rëndësinë e duhur atyre përreth jush. Jeni në gjendje të përcillni siguri. Në detyrat profesionale ju jeni shumë dinamik dhe plot motivim, në veçanti shfrytëzoni cilësitë tuaja si një komunikues i mirë. Por në rast të një detyre shumë të mundimshme mund të vuani nga efektet e nervozizmit, gjë që është e vështirë për ju ta menaxhoni.

Në dashuri jeni shumë selektiv dhe rigoroz.

*Burimi Giorno Dopo Giorno