Kush vdes për çokollata? Mbase do jesh i detyruar të heqësh dorë pas pak kohësh
Çmimet globale të kakaos janë rritur në një rekord të lartë këtë javë pasi kushtet e këqija të motit ndikojnë në të korrat në Afrikën Perëndimore.
Çmimet e kakaos në Exchange Intercontinental (ICE) në Nju Jork arritën një nivel të ri historik prej 5,874 dollarë për ton të enjten, duke u mbyllur me një rritje 7.3% në 5,805 dollarë.
Kostoja e përbërësit kryesor për të bërë çokollatë është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i vitit të kaluar.
Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se çmimi i çokollatave do të rritet, blerja e tyre për rrjedhojë do të ulet.
Ky nuk është një lajm i mirë as për adhuruesit e çokollatës dhe as për prodhuesit dhe tregtarët.
Kulturat e kakaos janë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit.
Rreth 70% e kakaos në botë vjen nga Afrika Perëndimore, kështu që produkti është shumë i ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve për shkak të motit. Një problem tjetër sigurisht veç çmimit është edhe mungesa e prodhimit. Më pak kakao, më pak prodhim, me shumë mungesë në treg dhe çmim më i lartë. Ky është efekti domino i një moti të papërshtatshëm.