Stil jete

Kutia e Pandorës, Molla e Evës dhe çmimi i kuriozitetit femëror

Kutia e Pandorës, Molla e Evës dhe çmimi i kuriozitetit

Eva, Pandora, Fata Morgana ka një sërë figurash femërore që janë shndërruar në mit, shoqëruar si të “dëmshme” apo të “rrezikshme”.

Miti i Pandorës, për ty që e ke dëgjuar, por ende se njeh mirë historinë

Sipas mitologjisë Greke, ka qenë një kohë kur njerëzit dhe perënditë ishin të lidhur pazgjidhshmërisht; në këto kohë jetonte Prometeu, që ndjente shumë dhembshuri për njerëzit, aq sa e shtyu veten të vidhte zjarrin nga Zeusi, babai i perëndive.

Zeusi, i zemëruar vendosi ta ndëshkonte Prometeun duke e lidhur me zinxhir në një shkëmb, ku ço ditë mëlçinë do t`ia hanin shqiponjat, por hakmarrja e Zotit nuk do të ndalej këtu. Zeusi, krijoi edhe një grua me bukuri të jashtëzakonshme, së cilës perënditë e tjera i bënë të gjitha nga një dhuratë: dikush i dha guximin, dikush bukurinë. Vajza quhej Pandora, që në fakt do të thotë "të gjitha dhuratat". Mes gjithë dhuratave, Zeusi i dha edhe të tijën. Një kuti të bukur nga jashtë, por të mbyllur dhe me kushtin që Pandora të mos e hapte kurrë.

Pastaj Pandora u dërgua në tokë, duke e bërë për vete vëllanë e Prometeut, Epimèteo. Prometeu u përpoq në çdo mënyrë ta bindte vëllain e tij që të mos martohej me të, duke mos besuar gjithçka që vinte nga Zeusi, por pa rezultat.

Pandora nuk ishte në gjendje t’i rezistonte kuriozitetit për të ditur se çfarë kishte në atë kuti që i kishte dhënë Ati i perëndive dhe kështu ajo e hapi. Nga kutia dolën të gjitha të këqijat e botës si sëmundja, vdekja, mashtrimi, dhuna, mjerimi dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, shpresa.

Morali i historisë nuk është i vështirë për t`u kuptuar. Së pari simbolikisht hapja e kutisë tregon momentin kur në jetë na duhet të përballemi me të vërtetat e dhimbshme e me të keqijat. Përshkruan momentin kur humbasim pafajësinë.

Gjithashtu dëshmon edhe momentin kur përballemi me përgjegjësitë e veprimeve tona. Por ka edhe një aspekt tjetër, atë të dualitetit. Çdokush dhe çdo gjë ka dy anët e medaljes: të mirën dhe të keqen.

Po përse një grua?

Historikisht kurioziteti është konsideruar cilësi më së shumti femërore. Më shumë gra që bëjnë thashetheme, që ndërhyjnë aty dhe këtu, njësoj si Eva që nuk iu bind këshillës për të mos e ngrënë mollën.

Fatkeqësisht gratë janë vënë gjithmonë në këto role dhe të gjitha janë dënuar. Përse? Sepse në thelb nuk iu bindën burrave.

*Burimi Roba da Donne