Stil jete

Ky aplikacion i mediave sociale për të dhënë komplimente po bëhet viral mes adoleshentëve

Ky aplikacion i mediave sociale për të dhënë komplimente po
Gas, i cili u themelua nga Nikita Bier, është një aplikacion i mediave sociale që lejon njerëzit të ndajnë komplimente me njëri-tjetrin.

Aplikacioni është bërë i njohur në mesin e adoleshentëve në SHBA muajt e fundit, duke i lejuar miqtë të komplimentojnë njëri-tjetrin në mënyrë anonime. Discord, platforma e njohur e mesazheve, së fundmi ka njoftuar blerjen e Gas.

Para blerjes, Gas kishte grumbulluar 7.4 milionë instalime që nga fillimi i tij në verën e vitit 2022.

Aplikacioni ka gjithashtu një veçori me pagesë të quajtur "God Mode" që u jep përdoruesve sugjerime se cilët janë komplimentuesit e tyre sekret.

Tiranapost.al