Ky është dedikimi më emocionues që Ermal Meta ka bërë ndonjëherë, përballë vajzës më të rëndësishme të jetës
E Diel 22 Shtator 2024, 11:41
TiranaPost
Ermal Meta i ka dedikuar një këngë të famshme të Elvis Presley "Can't Help Falling In Love", vajzës së cilës ka rënë në dashuri përgjithmonë, vajzës së tij.
Edhe ajo duket se i jep konfirmimin e saj përmes gugatjeve të vogla.
Këngëtari ka publikuar videon në Instagramin e tij.
Ermal Meta u bë baba pak muaj më parë.
“Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe, dhe as zemra”, shkruajti ai atëherë, duke publikuar një foto të vajzës së tij.