Stil jete

Ky është diamanti më i madh rozë i gjetur 300 vitet fundit dhe peshon 34 gram

Ky është diamanti më i madh rozë i gjetur 300 vitet fundit

Ky diamant i rrallë rozë, me peshë 34 gram, mendohet të jetë më i madhi i zbuluar në 300 vitet e fundit.

Guri 170 karatësh është quajtur 'Trëndafili Lulo', sipas minierës në Angola ku u gjet.

Besohet të jetë diamanti më i madh rozë i nxjerrë që nga Daria-i-Noor 185 karatësh, i cili tashmë është ndër bizhuteritë e kurorës iraniane.

Trëndafili Lulo është një diamant i tipit 2a, që do të thotë se ka pak ose aspak papastërti.

Është diamanti i pestë më i madh i gjetur nga miniera Lulo - një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë australiane Lucapa Diamond dhe qeverisë së Angolës.

Diamante të ngjashme janë blerë për dhjetëra miliona dollarë në të kaluarën.