Ky është roboti i parë që mund të buzëqeshë, i krijuar me lëkurë njeriu
E Mërkurë 26 Qershor 2024, 20:56
TiranaPost
Shkencëtarët kanë krijuar një fytyrë robotike që mund të buzëqeshë duke përdorur lëkurë të vërtetë njerëzore.
Studiuesit në Universitetin e Tokios zbuluan se si të lidhin lëkurën e rritur në laborator me fytyrat mekanike, duke i lejuar robotët të bëjnë mimika si të njeriut.
Ata thanë se zbulimi do të hapte rrugën për krijimin e robotëve humanoidë më bindës – duke patur më shumë lëvizshmëri dhe shprehi njerëzore.
Sipas shkencëtarëve, lëkura jo vetëm që është e butë, por mund të riparohet nëse dëmtohet, duke kopjuar ligamentet e lëkurës së njeriut.
Për të rikrijuar ligamentet elastike në lëkurën e njeriut, ata shpuan vrima të vogla në fytyrën e robotit dhe përdorën një xhel kolagjeni për të siguruar lëkurën e krijuar nga laboratori.