Stil jete

Ky është vendi me depresionin më të lartë në Europë

Ky është vendi me depresionin më të lartë në

Konsumi global i barnave kundër depresionit është rritur në mënyrë drastike në dy dekadat e fundit, dhe europianët janë shpallur konsumatorët më të mëdhenj, sipas të dhënave nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Rritja më e madhe e përdorimit të antidepresantëve u pa në Islandë, Portugali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa përdorimi më i vogël u pa në Lituani, Hungari dhe Letoni.

Shikoni për më shumë grafikun:

Ky është vendi me depresionin më të lartë në

A ka ndonjë lidhje midis lumturisë dhe përdorimit të anti-depresantëve?

Përgjigja është jo. Të dhënat për vendet evropiane nuk sugjerojnë se sa më të lumtur të jenë njerëzit, aq më pak konsumojnë ilaçe kundër depresionit.

Islanda, e cila ishte vendi i dytë më i lumtur në botë në vitin 2020 sipas Raportit Botëror të Lumturisë, ka konsumin më të lartë të antidepresantëve në Evropë.

Suedia, e cila u rendit e gjashta në Raportin e Lumturisë, ka përdorimin e katërt më të lartë të antidepresantëve.

Finlandezët, të cilët ishin kombi më i lumtur sipas raportit, u renditën në vendin e 7-të për përdorimin e anti-depresantëve.