Një ishull i vogël në Skoci, i cili shtrihet në një sipërfaqe rreth 10 hektarë ka dalë në shitje për 125 mijë paunde.
Eilean Loch Oscair është një ishull i pabanuar, i vendosur në bregun perëndimor të Skocisë, ku mund të zhvillohet blegtoria apo peshkimi.
Ishulli ndodhet në një nga zonat më pak të eksploruara të bregut perëndimor dhe është më lehtë i arritshëm nga ishulli fqinj Lismore, që ndodhet 10 milje larg dhe ka një popullsi rreth 180 banorë.