Stil jete

Ky serial i ri është versioni i 2020-s i “Sex and the City”

Ky serial i ri është versioni i 2020-s i “Sex and the

“Sex and the City” është një nga serialet ikonë, që ndoshta e mendoni edhe si të pazëvendësueshëm. Por një serial i ri po cilësohet nga mediat si versioni i 2020-s i tij dhe titullohet “Love Life”. Personazhin kryesor e luan Anna Kendrick.

Ky serial i ri është versioni i 2020-s i “Sex and the

"Jetët tona të dashurisë shumë thjesht mund të shndërrohen në të thëna. Për shembull, deri në kohën kur një person përfundon me dashurinë e jetës së tij, ai duhet të ketë qenë në 7 lidhje. Prej tyre, dy janë shpesh marrëdhënie afatgjata, ndërsa pjesa tjetër janë një përzierje e flirteve afatshkurtra, takimeve rastësore dhe seksit për vetëm një natë. Një person mesatarisht gjithashtu do të dashurohet dy herë dhe do t’i thyhet zemra po ashtu dy herë. Megjithatë, pas gjithë atyre numrave gjithmonë ekziston një histori shumë më e madhe”, thotë narratori në 30 sekondat e para.

View this post on Instagram

Love Life, starring @annakendrick47, comes to @hbomax May 27. #LoveLifeonMax

A post shared by LOVE LIFE (@lovelifeonmax) on

Dhe me fjalinë “një histori më e madhe” i referohet ngjarjeve të Darby Carter (luajtur nga Kendrick), një 20 e ca vjeçare që lufton për dashurinë në Nju-Jork.

Ky serial i ri është versioni i 2020-s i “Sex and the

Çdo episod përqendrohet në një marrëdhënie të ndryshme në jetën e Darby-it: “one-night stand”, një romancë premtuese që mbaron shumë shpejt ... dhe madje edhe nëna e saj bëhet pjesë e një kapitulli të historisë.

Ky serial i ri është versioni i 2020-s i “Sex and the

Seriali ka nisur të transmetohet në HBO./ Burimi Glamour