Ky serial që vë në lojë dokumentarët e krimit, është ai që duhet të shikosh sot
Kanë kaluar 5 vjet që kur është publikuar dhe fansat e Netflix po e konsiderojnë të nënvlerësuar dhe po e rekomandojnë shumë. Bëhet fjalë për “American Vandal”. Një serial që vë në lojë gjithë ata “docuseries” me krime dhe hetime.
Në qendër të historisë janë dy studentë Sam Ecklund dhe Peter Maldonad, të cilët po hetojnë një shaka në shkollën e tyre, ku dikush ka talllur mësuesit me mbishkrime në makina.
Shkolla përjashton studentin Dylan Maxëell për “krimin”, por kur dalin në dritë provat që tregojnë se ai është i pafajshëm, Sam dhe Peter fillojnë të gërmojnë në mister për të zbuluar fajtorin e vërtetë.
Seriali është publikuar në 2017-ën dhe ka sy sezone. Ata që po e shikojnë aktualisht e konsiderojnë si një nga pesë serialet më të mirë dhe po kërkojnë vazhdimin e tij nga Netflix.