Stil jete

Laje kartën e bankës njëherë në javë

Laje kartën e bankës njëherë në javë

Larja e duarve për minimalisht 20 sekonda dhe pastrimi i telefonit të paktën njëherë në javë nuk janë të mjaftueshme.

Një ekspert britanik tregoi se edhe kartat e debitit, kreditit, pra ato të bankës mudn të jenë bartës të mikrobeve. Dr. Chike Emeagi i ka shtuar kartat bankare në listën e gjërave që duhet të pastrohen.

Koronavirusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe objektesh nga disa orë në disa ditë. Gjithsesi nga karta duhet pasur kujdes jo vetëm në kushtet e pandemisë, por edhe në ditë të zakonta.

Gjatë testimit të disa llojeve të koronavirusëve, jo specifikisht të COVID-19, u zbulua se mikrobi qëndron i gjallë 3 orë në ajër, 4 në bakër, 24 orë në karton dhe plastikë, kurse në çelik dhe inoks gati 72 orë. Lajmi i mirë është se dezinfektanti e ngordh mikrobin nga këto sipërfaqe brenda minutit.

Kështu që dezinfektoje edhe kartën dhe bëje me doreza.

*Burimi Metro