Stil jete

Letra më e bukur e dashurisë, ajo që Virginia Woolf shkroi për burrin e saj para vetëvrasjes

Letra më e bukur e dashurisë, ajo që Virginia Woolf shkroi

Ishte 28 Marsi i 1941-shit kur shkrimtarja angleze Virginia Woolf mbushi xhepat me gurë dhe u vetëmbyt në lumin Ouse, Sussex, jo shumë larg shtëpisë ku jetonte me burrin e saj Leonard Woolf. Dhe pikërisht atij ia kushtoi letrën e saj të fundit, të trishtë, në të cilën jo vetëm i dha lamtumirën, por mbi të gjitha e falënderoi. I vetmi që mbase mund ta kishte shpëtuar, nëse ajo nuk do ta kishte ndjekur vdekjen me aq kokëfortësi.

Letra më e bukur e dashurisë, ajo që Virginia Woolf shkroi

“Shumë i shtrenjti im,

Jam e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjen sikur nuk so mund ta përballojmë edhe një kohë si ajo e tmerrshmja që patëm. Dhe kësaj here nuk do të shërohem. Kam filluar të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqendrohem. Kështu që jam duke bërë atë që duket si gjëja më e mirë për t`u bërë. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe të mundshme. Ti ishe gjithçka që askush tjetër nuk mund të ishte. Nuk mendoj se ka dy njerëz të tjerë aq të lumtur sa ç`ishim ne para se të vinte kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më. E di që po të shkatërroj jetën, dhe e di se pa mua mund të vazhdosh përpara. Shiko, unë as nuk mund të shkruaj si duhet. Nuk di të lexoj. Ajo që dua të të them është se gjithë lumturinë e jetës time ta kam borxh ty. Ti ke qenë plotësisht i duruar me mua dhe tepër i mirë. Unë dua ta them - të gjithë e dinë. Nëse dikush mund të më kishte shpëtuar, ai do të ishe vetëm ti. Gjithçka është larguar prej meje, gjithçka përveç sigurisë së mirësisë tënde. Nuk mund ta shkatërroj jetën tënde. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur se ne”, shkruante ajo.

Për shumë ditë Virginia nuk ishte as e gjallë as e vdekur. Ajo ishte zhdukur. Më 18 Prill 1941, një grup fëmijësh e gjetën trupin e saj që rryma e kishte kryer në breg. Për të luajtur hodhën gurë mbi të, por teksa u afruan kuptuan se ishte trupi i një gruaje me flokë të gjatë. Ora në dorë e Virginia Woolf kishte ndaluar në orën 11.45, kohën kur ajo e kishte braktisur veten në atë lumë, prej disa ditësh më parë.

Ajo mes Virginia Woolf dhe burrit të saj Leonard sigurisht që nuk ishte një martesë si të gjitha të tjerat. Ata u martuan më 10 gusht të 1912-ës, të vetëdijshëm se nuk do të ishte një dashuri e lehtë. Ai ishte një historian, eseist, politikan dhe gjithashtu botues. Ajo ishte një shkrimtare e ndjeshme dhe e dominuar nga periudhat e saj të depresionit. “Virginia kishte nevojë për dashuri, dhe kjo nevojë ishte dominante. Leonard dinte të donte dhe kjo ishte fuqia e tij ”, shkruhet në një libër për ta.