Stil jete

Lidhja e padukshme mes orëve të gjata në punë dhe mirëqenies së mendjes

Lidhja e padukshme mes orëve të gjata në punë dhe

Orët e gjata në punë për shumëkënd mund të mendohen edhe si një zgjidhje ndaj problemeve si depresioni, apo ankthi.

Por psikologët këshillojnë së fundmi se, është më mirë të largoheni nga zyra dhe të përballeni me ndjenjat tuaja.

Arthur C. Brooks, autor i dymbëdhjetë librave dhe drejtues i podcastit “Si të ndërtosh një jetë të lumtur”, thotë se disa njerëz i trajtojnë problemet e tyre emocionale duke shtuar orët e punës, por kjo sipas tij nuk është mënyra e duhur.

Njerëzit të cilët i përballin problemet me punë mund ta mohojnë lehtësisht problemin që kanë dhe kështu humbasin çështjet themelore që ata trajtojnë.

Kur bëhet fjalë për punën, njerëzit ju shpërblejnë. Po të punoni 16 orë në ditë me siguri do të merrni një promovim.⁠ Por kjo shkakton një problem tjetër, atë të varësisë nga puna.

Brooks intervistoi kolegen e tij të Harvardit Ashley Whillans, e cila rekomandon:

Së pari, bëni një matje kohore. Mbani shënim aktivitetet tuaja kryesore dhe veçoni ato që ju sjellin më shumë në humor. Kjo do t'ju japë dy informacione se sa jeni duke punuar dhe çfarë ju pëlqen të bëni kur nuk jeni duke punuar. Më pas caktoni kohën e ditës për aktivitete argëtuese. Programoni kohën e lirë.

“Ju ndoshta keni një listë të detyrave që është e organizuar sipas rendit prioritar. Bëni të njëjtën gjë edhe me kohën tuaj të lirë, duke planifikuar argëtime që vlerësoni mw shumë,” thotë Brooks.

Trajtimi i punës si diçka rutinë, pra jo prioritare është një mundësi për të përballuar problemet tuaja pa qenë nevoja të “humbni mendjen” në punë për shkak të tyre.