Stil jete

Lojërat që Netflix do shtojë, do jenë falas

Lojërat që Netflix do shtojë, do jenë falas

Netflix konfirmoi të martën e djeshme se video lojërat që do mund të luhen në Netflix do të jenë falas. Të paktën si fillim. Në një moment më të vonë gjërat mund të ndryshojnë. Pra, me abonimin që keni, ashtu siç aksesoni pa kufizime filmat dhe serialët, do mund të aksesoni edhe lojërat.

Ato do të jetë të disponueshme në variantin mobile dhe tablet dhe nuk do të shfaqen as reklama.

Kompania është zotuar të eksperimentojë për të krijuar lojëra ekskluzive. Në to do të përfshihen filma dhe personazhe nga serialet e preferuar. Për shembull një lojë me hajdutët dhe policët me protagonistë aktorët e “La Casa de Papel” do të ishte një zgjedhje e zgjuar.