Stil jete

Lopët ndikojnë tek ngrohja globale. Si?

Lopët ndikojnë tek ngrohja globale. Si?

Lopët ndikojnë në ngrohjen globale. Po, mbase u habite pak, por ka një shpjegim shkencor. Lopët çlirojnë Metan. Pa lopë nuk ka qumësht dhe asnjë nënprodukt, por edhe kjo e ka një zgjidhje. Në pamundësi për të pakësuar lopët, mund të përmirësohet ushqimi i tyre. Nëse ushqehet me alga deti, atëherë do të çlironin më pak metan. Si rrjedhojë, do të pakësohej ndotja e ajrit.

Në një fermë kërkimore në Universitetin e New Hampshire, shkencëtarët po ushqejnë lopët me alga deti në një përpjekje për të zvogëluar sasinë e metanit që prodhojnë.

“Ne kemi vërejtur një reduktim të metanit deri në 20%,' tha Andre Brito, profesor i asociuar i ushqyerjes dhe menaxhimit të kafshëve në UNH. Dhe 20% është një fillim i mirë. Ne jemi duke eksploruar lloje të ndryshme të algave të detit, dhe qëllimi është të përdorim alga deti të prodhuara në vend.”

Sipas Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Metani është më shumë se 80 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit në ngrohjen e atmosferës, edhe pse ai shpërbëhet më shpejt. Dhe rreth 25% e të gjithë metanit prodhohet drejtpërdrejt nga fermentimi nga lopët.