Stil jete

Luca Busi: Shqiptarët inteligjentë, por zakoni që duan të fitojnë vetëm ata në punë, më çmend

Luca Busi: Shqiptarët inteligjentë, por zakoni që duan të

Një gjë që Luca Busi, presidenti i Coca Colës do donte të mos e kishin shqiptarët është fakti që u pëlqen të bëjnë klane në punë, të fitojnë vetëm, dhe disa raste të bëjnë sikur punojnë kur në realitet s`është ashtu.

“Shqiptarët kanë një qasje të mirë ndaj punës. Janë të shpejtë dhe shumë efikasë. Unë këtë shikoj. Një dëshirë të madhe për të qenë të shpejtë. Efiçentë. Inteligjentë. Ka kaq shumë talente në Tiranë, në gjithë Shqipërinë. Sa herë që njoh dikë, mbetem i surprizuar. Ka kaq shumë talente”, tha Luca Busi.

Por nga ana tjetër për aspektin që nuk i pëlqen u shpreh: “Gjëja që më mërzit nga ana tjetër është që ka gjithmonë një tendencë – që e kemi pasur edhe ne në Itali 10 vite më parë – grindjet dhe grupimet në punë, skemat, mbahet anë. Secili punon sa për t`u dukur. Të punosh në grup është e vështirë dhe për fat të keq shumë herë punohet sa për sy e faqe, domethënë vetëm për të tjerët. Kur e vërteta në fakt është diçka tjetër! të ndihmosh kolegun është si të ndihmosh veten. Është fitore e përbashkët. Të përballesh me një problem të vërtetë dhe jo vetëm sa për sy e faqe dhe të përballesh me jetën e përditshme! Kështu të luash sa për sy e faqe dhe t`i bësh një kurth kolegut, mua më duket shumë keq!”, tha Luca Busi në podcastin me Mira Kazhanin.