Machu Picchu mbyllet për një kohë të pacaktuar për turistët

Peruja ka mbyllur për një kohë të pacaktuar sitin e saj të famshëm turistik Machu Picchu për shkak të protestave të vazhdueshme kundër presidentit të ri të vendit.
Qeveria tha se mbylli vendin për të mbrojtur turistët dhe qytetarët.
Protestat e dhunshme, të cilat kanë parë dhjetëra njerëz të vrarë, filluan kur lideri i mëparshëm i Perusë u rrëzua.
Shërbimet hekurudhore për në Machu Picchu u pezulluan të enjten pasi disa shina treni u dëmtuan, dyshohet se nga protestuesit.
418 persona mbetën të bllokuar në vend, tha ministri i turizmit Luis Fernando Helguero në një konferencë shtypi të shtunën.
Megjithatë, të shtunën mbrëma, u njoftua se të gjithë - 148 të huaj dhe 270 peruan - ishin evakuuar në mënyrë të sigurtë në trena dhe autobusë.
Tiranapost.al