Stil jete

‘Mami, jam unë më ka humbur telefoni’. Si po mashtrohen prindërit në Angli përmes Whatsapp-it

‘Mami, jam unë më ka humbur telefoni’. Si po mashtrohen

Pak prindër do të dyshonin se është mashtrim nëse një mesazh në Whatsapp nga djali ose vajza u thotë që i është prishur telefoni a i ka humbur dhe po përdor një numër të përkohshëm. Sidomos nëse shkruhet emri i fëmijës në mesazh dhe ka puthje dhe emoji me zemra.

Mesazhi në dukje thirrje për ndihmë dhe i pafajshëm, duket se është fillimi i një mashtrimi që mund t'i zhvatë mijëra paund nga xhepi disa prindërve në Angli.

Disa njerëz hiqen si fëmijët e tyre për t`u marrë para duke i kërkuar ndihmë se kanë mbetur në vështirësi.

‘Mami, jam unë më ka humbur telefoni’. Si po mashtrohen

Ata shkruajnë se janë në ankth dhe kanë nevojë urgjente për para me shpresën se të afërmit e shqetësuar do t'i dërgojnë paratë pa u menduar dy herë.

Rritja e mashtrimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 532% nga gushti i kaluar. Kjo rritje i faturohet pikërisht kësaj skeme.

Gati dy të tretat e mashtruesve imitonin djalin e dikujt, ndërsa 33 për qind pretendonin të ishin vajza e tyre.

Të dhënat nga Action Fraud zbulojnë se viktimat humbën rreth 50,000 paund nga gushti në tetorin e vitit të kaluar, mesatarisjt 3 mijë paund secila.

“Sapo kupton se është një mashtrim, ndihesh si budalla. Është e tmerrshme”, thotë një nga viktimat e këtij mashtrimi.

‘Mami, jam unë më ka humbur telefoni’. Si po mashtrohen
Elizabeth Baker

Elizabeth Baker, 70 vjeç, iu afrua humbjes së më shumë se 500 paund pasi një mashtrues pretendoi të ishte vajza e saj Katrina.

Gjyshja e tre fëmijëve ishte me pushime në Eastbourne kur mori një mesazh në ËhatsApp.

“Përshëndetje mama, më ra telefonin në tualet, kështu që nuk mund ta përdor më”, shkruhej.

Në fillim e këshilloi që ta vendoste telefonin në një kuti me oriz për ta tharë, por më pas mashtruesi filloi t'i kërkonte para.

“Më shkruante se kishte një faturë urgjente për të paguar, se i duheshin para dhe që t`ia nisja patjetër. Aty telefonova dhëndrin, burrin e saj dhe më tha se telefoni i vajzës punonte”, tregon një tjetër grua që për pak i shpëtoi mashtrimit.