Stil jete

Martesa që ka habitur botën!

Martesa që ka habitur botën!

Një mësuese amerikane, e cila fitoi famë në një reality shoë me binjaken e saj të bashkuar, u martua në heshtje tre vjet më parë.

Martesën e ka zbuluar për mediat TODAY.

Abby Hensel, tani 34 vjeç, nga Minesota, u martua me Josh Bowling, një infermier dhe veteran i ushtrisë.

Martesa që ka habitur botën!

Historia nuk është kaq e thjeshtë.

Abby dhe motra e saj Brittany, një nga grupet e pakta të binjakëve dicefalus në histori që mbijetuan, ndajnë një trup të vetëm dhe nga beli e poshtë, të gjitha organet e tyre, duke përfshirë zorrën, fshikëzën dhe organet riprodhuese, janë të përbashkëta.

Martesa që ka habitur botën!

Në një dokumentar të filmuar kur vajzat ishin adoleshente, nëna e tyre tha se ato ishin të afta të kishin fëmijë një ditë.

Martesa që ka habitur botën!

Martesa që ka habitur botën!

'Po, ne do të bëhemi nëna,' pranoi Brittany.

Në një intervistë tjetër, Brittany përsëriti dëshirën e saj për të pasur familjet e tyre.

Abby shtoi: 'Po, ne do të bëhemi nëna një ditë, por nuk duam të flasim ende se si do të funksionojë.'

Martesa që ka habitur botën!

Abby është pikërisht ajo që është bashkëshortja e Josh. Kurse për Brittany qarkulluan disa thashetheme se ishte fejuar, fjalë të cilat u hodhën poshtë.

“Njerëzit kanë qenë kuriozë për ne që kur kemi lindur, për arsye të dukshme”, thanë binjaket në episodin e parë të serialit të tyre me tetë pjesë.

Martesa që ka habitur botën!

Në një intervistë të vitit 2001 me Time, babai i binjakeve Mike tha se i kishte pyetur vajzat e tij për gjetjen e burrave një ditë dhe se ishte pro martesës së tyre.

Martesa që ka habitur botën!

Abby dhe Brittany janë të dyja mësuese matematike në klasën e pestë në një shkollë fillore në Neë Brighton, Minesota, ku kanë lindur dhe janë rritur.