Stil jete

Mashkulli më i bukur i Italisë lë modelingun për t'u bërë prift

Mashkulli më i bukur i Italisë lë modelingun për t'u

Një djalë dikur i votuar si më i bukuri në Itali ka lënë punën e tij të modelingut për t'u bërë prift. Edoardo Santini, 21 vjeç, u votua si mashkulli më i bukur i Italisë në vitin 2019, kur ishte 17 vjeç.

Mashkulli më i bukur i Italisë lë modelingun për t'u

Por pas studimeve për dramë dhe kërcim për të arritur ëndrrën e tij për t'u bërë superstar, ai tha në rrjetet sociale të shtunën se do të hiqte dorë nga karriera për besimin e tij.

“Unë, në moshën 21-vjeçare, e gjej veten duke marrë rrugën për t'u bërë, në dashtë Zoti, prift. Në këto vitet e fundit kam qenë në gjendje të takoj njerëz që më kanë treguar se çfarë do të thotë të jesh 'kishë'," vazhdoi ai.

“Kam vendosur të heq dorë nga puna e modelingut, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do t'i braktis të gjitha pasionet e mia, thjesht do t'i jetoj ndryshe, duke ia ofruar Zotit”, tha ai.