Stil jete

Mbajtja e maskës sugjerohet tashmë edhe nga Facebook e Instagram

Mbajtja e maskës sugjerohet tashmë edhe nga Facebook e Instagram

Nga sot Facebook dhe Instagram do të shfaqin mesazhe që sugjerojnë mbajtjen e maskës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

“Me rritjen e rasteve të COVID-19 në SHBA, po vendosim një alarm në krye të Facebook-ut dhe Instagram-it, për t’iu kujtuar të gjithëve të vënë një maskë”, thuhet në njoftimin zyrtar të rrjeteve sociale.

Pra fillimisht do të shfaqet në Amerikë dhe me shumë mundësi do të ketë një shtrirje në gjithë botën, pasi shifrat janë alarmante përtej Amerikës.

*Burimi CNBC