Stil jete

Video/ Mbretëresha e Tik-Tok është kjo gjyshe 88-vjeçare

Video/ Mbretëresha e Tik-Tok është kjo gjyshe 88-vjeçare

Jess dhe Grace shkuan për të takuar gjyshen Ruth gjatë izolimit, i bënë një video, e postuan në Tik Tok dhe e bënë të famshme.


88-vjeçarja po bën xhiron e rrjetit për shkak të energjisë së saj.

Ruth, nga Kidderminster tha: “Unë jam thjesht e mahnitur. Jam e moshuar, 88 vjeç dhe s`isha e përgatitur për një famë si kjo. Dua të them që nuk kam bërë asgjë të guximshme”, gjithsesi shtoi se është e lumtur për mesazhet që njerëzit i kanë dërguar.


Kurse Grace tha: “U deshën një mijë përpjekje për nënën që të shënonte gol, edhe pse porta ishte drejt para saj. Të gjithë fqinjët dolën për të parë, ishte vërtet funny”.

*Burimi Metro