Stil jete

Mbretëresha mes dy zjarreve. Nga njëra anë Andrew, nga tjetra Charles me William

Mbretëresha mes dy zjarreve. Nga njëra anë Andrew, nga tjetra

Princi Andrew po i kërkon nënës së tij mbretëreshë ta rikthejë në detyrat mbretërore, por William dhe Charles kanë bindur Elizabeth të mos pranojë.

Duka i Jorkut thuhet se i është lutur nënës së tij 96-vjeçare që statusi i mëparshëm t`i rikthehet dhe të lejohet të shkojë në ngjarjet zyrtare.

Andrew u largua nga detyrat mbretërore pas përfshirjes në çështjen e Jeffrey Epstein. Virginia Roberts Giuffre, një prej vajzave të shfrytëzuara nga Epstein në atë kohë, pretendon se edhe Andrew ka abuzuar me të. Princi i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Andrew ishte me Covid ndaj edhe nuk u pa askund në Jubileun e nënës së tij. Mirëpo në aktivitetin e radhës, në ceremoninë e Urdhrit të Garter, nuk është lejuar të marrë pjesë.

Në një kthesë të minutës së fundit, princi u hoq nga lista e pjesëmarrësve.

Mbretëresha i ka kërkuar që të qëndrojë jashtë syve të publikut dhe të marrë pjesë vetëm në festën private.

Por pavarësisht kësaj, ai mbetet i nënti në radhë për fronin - dhe një Këshilltar i Shtetit - që do të thotë se ai do të jetë në vend të Mbretëreshës nëse ajo është e paaftë dhe Charles apo William do të jenë jashtë vendit.

Princi Andrew jeton në territorin e Kështjellës Windsor dhe thuhet se ka kontakte të përditshme me nënën e tij.

Disa javë pasi i hoqi titujt, mbretëresha i kërkoi djalit Andrew që ta shoqëronte në përkujtimin e Princit Philip në Westminster Abbey. Andrew ai eci nënën e tij në një moment shumë simbolik.