Stil jete

Mbretërorët në luftë me BBC-në

Mbretërorët në luftë me BBC-në

Mbretëresha është bashkuar me Princin Charles dhe Princin William në një kërcënim për të bojkotuar BBC-në. Shkak është bërë një dokumentar që flet për luftëra të egra midis anëtarëve të Familjes Mbretërore.

Pallati është i zemëruar që BBC ka refuzuar ta shohin njëherë ata këtë dokumentar, përpara se të transmetohet nesër në BBC2. Mbretëresha thotë se do të refuzojë të bashkëpunojë në projektet e ardhshme me ta nëse nuk i jepet e drejta për ta parë më parë.

Dokumentari prezantohet nga Amol Rajan - një republikan i vetëshpallur që e ka përshkruar Monarkinë si 'absurde'.

Mbretëresha dhe dy të tjerët në radhë për fron, janë bashkë në këtë luftë, por jo ndaj njëri-tjetrit, ndaj BBC-së.

Pavarësisht nga një seri takimesh midis përfaqësuesve të Princit William dhe BBC-së nuk u arrit një marrëveshje që ata ta shikonin dokumentarin përpara transmetimit.

Mbretërorët në luftë me BBC-në

BBC thotë se programi me dy pjesë do të ofrojë një panoramë mbi marrëdhënien e William dhe Harry-t me median.