Stil jete

Mbretërorët panë serialin e jetës së tyre dhe mendimet janë të larmishme

Mbretërorët panë serialin e jetës së tyre dhe mendimet

Sezoni i katërt i “The Crown” i sapopublikuar ka në fokus Princin Charles, marrëdhënien e tij me Diana-n dhe mbretëreshën.

Po si kanë reaguar mbretërorët për historinë e jetës së tyre të pasqyruar në film?

Princesha Eugenia e ka parë.

Sipas Revistës Hello, Eugenia mendon se cilësia e regjistrimit të filmit është fantastike dhe se muzika është mahnitëse. Sipas saj historia është gjithashtu e bukur.

“Ndihesh krenare teksa e shikon. Në të flitet për këdo nga familja. Kështu, kaq mirë u ndjeva kur e pashë”, thotë Eugenie.

Dhe sërish nga Eugenie kanë dalë fjalët se mbretëresha vdes për këtë serial. Asaj i pëlqen shumë aktorja që luan rolin e saj.

Entuziazmin e sezonit të parë, mbretëreshës ia shkatërroi sezoni i dytë. Nuk i ka pëlqyer rrëfimi i historisë në kohën kur Charles ishte në shkollë dhe babai i tij Philip nuk kujdesej për të. Mbretëresha e di se nuk mund ta ndryshoj opinionin e njerëzve dhe se portretizimi që filmat i bëjnë historive dhe njerëzve krijon opinionin bazë tek njerëzit. Ndaj nuk i pëlqeu ky detaj.

Po Princi William?

Olivia Colman, aktorja që luan Mbretëreshën Elizabeth në sezonin e tretë tregon se takoi njëherë William në pallatin mbretëror. E pyeti edhe ç`mendonte për filmin. Sipas saj William iste treguar shumë i sjellshëm, por i kishte thënë se ende nuk e kishte parë.

Ndërkaq Princ Harry ka kërkuar t`i jepet fund serialit. Sidomos pas sezonit të katërt të “The Crown” ku protagoniste është Diana dhe historia e saj me Charles.

*Artikulli i marrë nga Cosmopolitan, përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al