Mbushe tasin me kokoshka se të bëjnë mirë për trurin
E Shtunë 20 Janar 2024, 20:27
TiranaPost
Kokoshkat janë drithëra, janë të shëndetshme për trupin, por edhe për trurin.
Në një studim që ndoqi gati 140 mijë të rritur për gjashtë vjet, ata mbi 80 vjeç që hanin më pak drithëra integrale kishin rrezikun më të lartë të humbjes së kujtesës.
Përveç kësaj, një studim tjetër që përfshinte të rriturit 50 vjeç e lart zbuloi se ata që hanin më shumë drithëra (rreth shtatë racione në ditë) kishin më shumë gjasa të kishin aftësi më të mira njohëse.
Drithërat integrale u shoqëruan gjithashtu me një rrezik më të ulët të presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe kolesterolit të lartë. Ky reduktim i rrezikut të sëmundjes ka të ngjarë të jetë gjithashtu një ndihmë për shëndetin e trurit.
Vetëm kujdes! Mos i hani me gjalp.