Stil jete

Me Coca Cola dhe lëng limoni, adoleshentët po mësojnë njëri-tjetrin në Tik Tok si të falsifikojnë testet e Covid-it 

Me Coca Cola dhe lëng limoni, adoleshentët po mësojnë

Tik Tok nuk po shërben më vetëm për kërcime e dublime videosh. Adoleshentët po e përdorin për të mësuar njëri-tjetrin se si të falsifikojnë testet e Covidit, për t`i shndërruar në pozitive e për t`i shpëtuar shkollës.

Me lëng limoni, Coca Cola, lëng molle, kivi dhe deodorant krijohen reaksione të veçanta që ndikojnë tek testi i shpejtë.

Këto video në Tik Tok kanë arritur mbi 6 milionë shikime. Dikush sugjeron se nëse fëmijët kanë kaq qejf të shikojnë reaksionet kimike, atëherë të shkojnë në shkollë dhe të mësojnë kiminë.

Një nga djemtë që bën video tutorial shprehet se është mërzitur nga e gjithë kjo situatë e të bërit test sa herë duhet të shkojë në shkolllë. Ndaj edhe i lindi ideja të provonte diçka me gjithë testet falas që i kishin dhënë.

“Nuk jam ndonjë njeri serioz. Në fund të fundit edhe ne jemi lodhur nga gjithë kjo situatë. Unë doja thjesht të provoja diçka që askush nuk e ka provuar deri tani. E nisa si lojë dhe do vazhdoj. Mezi pres të bëj videon e radhës. Kam marrë shumë komente pozitive”, thotë Amaar që nuk ka hequr dorë.

Nga ana tjetër, Tik Tok ka marrë masa për t`i fshirë.

*Artikulli i iNews u përshtat në shqip nga Tiranapost.al