Më Shumë Dashuri për Veten! Këshilla nga Mikel Gjergji: Zakonet që Shmangin Dëmet për Trupin në Formë
Ne të gjithë duam të ndihemi të shëndetshëm dhe padyshim të bukur. Pjesë e dashurisë për veten është mbajtja e trupit në formë. Për ta arritur kërkohet vëmendje dhe kujdes i veçantë jo vetëm në modele të sporteve të ndryshme që promovojnë një fizik të mirë por në tërësi, në gjithë stilin e jetesës dhe standardin që ne ndjekim. Vitet e fundit, disiplina e Crossfit është duke rivalizuar çdo metodë trajnimi të njohur deri në ditët e sotme. Për Mikel Gjergjin, trajnues i njohur i CrossFitt në Spartan Albania gjithçka ka të bëjë me standardin që i vendos vetes në zakonet në stilin e jetesës dhe kujdesin që tregojmë në produktet që përdorim nisur me ato të përditshme ushqimin, kafen, duhanin dhe aktivitetin. Mikel Gjergji i ofroi këto këshilla në mbështetje të “Më Shumë Dashuri për Veten” - fushatës ndërgjegjësuese nga organizata KREO.
“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është regjimi ditor. Dhe të ngrihemi në të njëjtin orar, të konsumojmë vaktet në të njëjtin orar. Konsumimi i vakteve në orare të pa rregullta çrregulon sistemin tretës, dobëson metabolizmin, bën trurin që të çregullohet nga oraret e gjumit – pra, e bën trupin të punojë në formë të sforcuar dhe të rritet niveli i stresit.
Tjetër që duhet të kemi parasysh janë edhe produktet që ne konsumojmë.
Edhe pse zgjedhim dieta të shëndetshme ndodh që të mos kemi kohë për t’i përgatitur dhe përfundojmë duke zgjedhur produkte industriale ose produkte të bëra gjysmë gati. Është mirë që kjo të shmanget në maksimum. Të mos përdorim produkte industriale apo të konservuara apo gjëra që kanë elementë të shtuar të cilët ne nuk i dimë se çfarë janë dhe se si mund të reagojnë në organizmin tonë.
Tek pjesa e konsumimit përfshihet edhe alkoli dhe duhani të cilat shoqëria i ka përfshirë si pjesë e mënyrës së jetesës. Pra është e rrallë që dikush i rritur të mos konsumojë duhanin apo alkolin. Duhani është një nga ato zakone që duhet të mundohemi ta shmangim në maksimum. Sot shumë tabloidë mjekësorë flasin për reduktimin e dëmit. Një shembull është ky, nëse nuk mund ta shmangim plotësisht duhanin mund ta zvogëlojmë riskun e tij duke ndryshuar zakonin me forma alternative që janë më pak të dëmshme.
Një tjetër produkt që shtoja është kafja që është si “sporti jonë popullor”. Konsumimi i saj ka edhe anë pozitive edhe anë negative. Konsumimi i tepërt gjatë një dite ka dhe efekte negative që shpesh janë edhe të pakthyeshme pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në valët e trurit, kafja mund të sjellë dëmtime apo çregullime në mënyrën se si funksionon truri. Sasia e këshillueshme është një ekspres në ditë, maksimumi 2 dhe sugjerohen të konsumohen pas një vakti por jo menjëherë sapo jeni zgjuar – të paktën 1 orë e gjysmë pasi jeni zgjuar. Të mos harrojmë edhe sheqerin, i cili është një produkt që duhet ta shmangim pasi është inflamator për organizmin tonë në të gjitha format që mund të serviret si sheqer industrial apo alkol, brumra të ndryshëm të përpunuara etj
Dhe në fund, aktviteti fizik duhet të bëhet me patjetër pjesë e rutinës sonë ditore – jo vetëm sjell benefite në fizikun tonë dhe në sistemin nervor por na nxit dhe na sensibilizon të kujdesemi për ushqimet, për oraret e fjetjes dhe zgjimit. Pra, në tërësi na disiplinon” shprehet Mikel Gjergji.
Përsa i përket disiplinës përmes stërvitjes – Mikel Gjergji rendit arsyet se përse crossfitt ka benefite thelbëssore: “Nëse do të ishte dikush që nuk ka një sport të preferuar padyshim që do t’i sugjeroja crossfitt. Si disiplinë për nga rëndësia do ta rendisja të parën sepse ka në thelb efiçencën e njeriut. Nuk është i rëndësishëm vetëm përmirësimi i sistemit kardiovaskular, nuk është i rëndësishëm vetëm të ngremë pesha të rënda por duhet të jetë diçka e balancuar midis të dyjave. Një nga arsyet pse rekomandoj crossfitt është se ai bazohet në lëvizje funksionale ose thënë ndryshe në lëvizjet që ne hasim në përditshmëri - uljet, ngritjet, mbajtjen e një peshe, zhvendosjen e një peshe nga toka në supe dhe shumë lëvizje të tjera që përfshijnë grupe të mëdha muskujsh dhe disa nyje - jo vetëm i bëjnë ato të jenë më të shëndetshme por edukojnë trupin se si të ndërlidhë këto muskuj që të funksiojnë në mënyrë efiçente. Një tjetër arsye është edhe përqendrimi dhe fokusi. Mendja shkarkohet nga mendimet dhe stresi që kalon gjatë ditës. Përgjatë një ore truri relaksohet dhe pas stërvitjes je më i kthjellët dhe më energjik!”.