Më shumë gjumë në fundjavë ul rrezikun e sulmeve në zemër
E Diel 24 Nëntor 2024, 13:44
TiranaPost
Një studim i ri ka sugjeruar se të flesh më gjatë në fundjavë mund të të shpëtojë jetën.
Studiuesit kanë zbuluar se dy orë gjumë shtesë në ditët e pushimit mund të ulin rrezikun e një sulmi në zemër ose një goditjeje në tru me 63 për qind.
Përfitimet shëndetësore janë veçanërisht të dukshme për ata që flenë më pak se gjashtë orë në natë gjatë javës.
Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor të Nanjing-ut në Kinë ndoqën 3,400 persona për të monitoruar se si ciklet e gjumit ndikonin në shëndetin e tyre.
Ata zbuluan se ata që ishin të privuar nga gjumi gjatë javës, por arrinin të flinin dy orë më shumë gjatë fundjavës, kishin dy të tretat më pak mundësi për të vuajtur nga sulmet në zemër.