Me sytë nga qielli për të parë Hënën Luleshtrydhe

E Premte 21 Qershor 2024, 15:16
TiranaPost
Në natën e 22 qershorit mos harro t'i mbash sytë nga qielli. Do të shfaqet Hëna e Plotë, ajo më romantikja.
Për shkak të ngjyrës së veçantë që merr, në një nuancë të fortë të rozës, ndryshe quhet edhe Hëna Luleshtrydhe.
Po jo vetëm kaq. Dalja e saj përkon me vjeljen e Luleshtrydhes dhe ndaj amerikanët tradicionalisht e kanë quajtur kështu.
Në Europë kjo periudhë është njohur si Muaji i Mjaltit, Hëna e nxehtë ose Hay Moon, lidhur me traditat e lashta dhe ritet e pjellorisë.
Më 22 qershor, pra nesër qëndro zgjuar deri në 3:08 kur do të arrijë kulmin e shkëlqimit.