1/3 e jetës na shkon në gjumë. Kjo sigurisht ndikon në çështje të shëndetit e personalitetit. Një studim i kryer me 2 mijë amerikanë, vullnetarë zbuloi detaje interesante.
Në cilën anë të shtratit fle ti, majtas apo djathtas?
Studimi tregoi se njerëzit që flenë në të majtë pëlqejnë muzikën e vjetër dhe filmat dramatik. Përkundrazi, njerëzit që zgjohen në të djathtë janë me mend të drejtë. Ata që flenë në anën tjetër dëgjojnë rock dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e filmave duan aksion.
Në cilin pozicion fle? Me shpinë?
Nëse flini me krahët poshtë, jeni të rezervuar dhe nëse i mbani krahët lart jeni mendjehapur dhe të relaksuar. Ju keni standarde të larta jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët. Njerëzit ju vlerësojnë për aftësitë tuaja të dëgjimit.
Shëndeti: Mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës nga ky pozicion i gjumit.
Pozicioni i gjumit përmbys
Jeni unik, një tregtar i vërtetë. Keni vetëvlerësim të lartë por ndonjëherë mund të mbylleni dhe preferoni t’i mbani gjërat për vete. Përveç kësaj, nuk ju pëlqen të kritikoheni.
Shëndeti: Me siguri e vëreni sa të thella janë rrudhat tuaja në mëngjes. Nuk është për t'u habitur që ky pozicion shkakton shumë rrudha. Ka të ngjarë që edhe ju të vuani nga dhimbja e qafës sepse fjetja në shpinë u bën shumë presion nervave në qafë.
Pozicioni i gjumit anash, pra në brinjë
Nëse flini në pozicion fetal, jeni të ashpër nga jashtë por thellësisht të butë nga brenda.
Shëndeti: Nuk gërhisni natën sepse gjumi në anë jua mban të hapura rrugët e frymëmarrjes. Sidoqoftë, ndonjëherë mund të përjetoni gulçim, veçanërisht nëse keni probleme me zemrën.
*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al