Stil jete

‘Më vjen keq po s`ndodhem në Tiranë’. Gënjeshtra në sy të fëmijës që shqetësoi Lira Gjikën këtë pasdite

‘Më vjen keq po s`ndodhem në Tiranë’. Gënjeshtra

Këshilla e radhës në rrjete sociale nga Lira Gjika është dhënë në formën e një ngjarje të jetuar. Një bisedë e dëgjuar në rrugë, në Tiranë, përballë gjykatës, kur një nënë me vajzën për dore, gënjente në telefon.

‘Më vjen keq po s`ndodhem në Tiranë’. Gënjeshtra

“Ngjarje e jetuar

Një nënë me vajzën e saj 5 vjeçe përdore, po kalonin te rruga e gjykatës. Nëna ndërkohë fliste në celular me dikë dhe i shprehte keqardhjen -më vjen keq po unë nuk ndodhem në Tiranë tani, mbase kur të kthehem- kjo bisedë që zhvillohej në prezencë të vajzës 5 vjeçare, nuk e preokuponte aspak nënën. Nuk e shqetësonte fakti që po gënjente në prezencë të fëmijës. Një nënë që gënjen në “sy “ të fëmijës pa u shqetësuar, lë shumë për të dëshiruar. Çfarë modeli do të jetë ajo për vajzën e saj? Mbase kishte arësye të fortë që të bënte një veprim të tillë, por kjo arësye nuk mjafton që një I rritur, një prind, të sillet kaq paturpsisht në “sy” të fëmijës. Është një nga sjelljet më gjymtuese që i rrituri demostron përpara të parriturit. Nuk ka më konfuzion të madh për një fëmijë, se një prind që gëmijen në mes të rrugës dhe fëmija që dëgjon prindin duke gënjyer. Pastaj kërkojnë nga fëmija të thotë të vërtetën”, shkruan Lira Gjika.