Stil jete

Mendon se maska jote është e pastër? Kjo video e rrallë tregon sa baktere fshihen në të

Mendon se maska jote është e pastër? Kjo video e rrallë

Maska është një nga aksesorët e pandarë, sa herë që dilni nga shtëpia. Dhe ndërsa siguroheni që të vendosni çdo ditë një të re apo të lani atë të copës.

Dhe pavarësisht se mendojmë se po lajmë maskat po aq sa po lajmë fytyrat tona, maskat e fytyrës duket se po i përkeqësojnë gjërat.

Në rast se po pyesni se sa të pista janë maskat që vendosim, TikTok ka përgjigjen.

Një vajzë me profilin ‘slimsheady25’ postoi një eksperiment të vogël që ka mbi 1.3 milionë shikime. Videoja tregon se sa baktere po rriten në brendësi të një maske krahasuar me një maskë sterile të pavendosur dhe rezultatet janë mjaft të pakëndshme.

Videoja tregon 19-vjeçaren duke fërkuar një maskë fytyre brenda dhe jashtë, të cilën e kishte mbajtur veshur gjatë punës, dhe më pas me anë një ‘tamponi’ pambuku merr ‘materialin’ dhe e vendos në pllaka të veçanta agari.

Ajo gjithashtu fërkoi me një ‘tampon’ tjetër një maskë që nuk e kishte vendosur ende në një pjatë të tretë dhe i inkuboi të gjitha për 6 ditë.

Ndërsa nuk gjendeshin baktere në maskën e paveshur, kishte shumë në të dy anët e maskës së përdorur. Më shumë nga brenda, pjesa që është në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrat tona, sesa nga jashtë.

Kjo është një nga arsyet që veç ndikimit mund të ketë në shëndet, maska ka një ndikim duke acaruar lëkurën. Gjëja që mund të bëni është pastrimi i fytyrës sapo ta hiqni maskën. Kremrat e natës mund të ndihmojnë gjithashtu për të luftuar acarimin e lëkurës./ Burimi Glamour

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al