Stil jete

Merr celularin, telefono dikë që ke përzemër dhe bëja këtë pyetje dy herë!

Merr celularin, telefono dikë që ke përzemër dhe bëja

Këto festa do të jemi në shtëpi pranë familjes, shumë njerëz që i duam nuk mund t’i takojmë për shkak të pandemisë, por mund të flasim, t’i telefonojmë apo t’i shohim përmes kamerës.

Dhe ndërsa nga fillimi i pandemisë OBSH ka dhënë këshilla se si duhet të kujdesimi për veten dhe të tjerët, shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm, ndaj telefono tani dikë që është vetëm apo që ka rëndësi për ty.

“Telefono një person të dashur, që është vetëm, pyete si është. Gjithmonë pyete dy herë dikë se si është. Pyete herën e parë dhe dëgjo përgjigjen dhe pyete sërish, ‘si je?’, dhe bëj një bisedë”, tha epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove.