Stil jete

Mesazhi i Egertës për Tetorin Rozë!

Mesazhi i Egertës për Tetorin Rozë!

Egerta Shehu, make-up artist, që gjithmonë ndan këshilla për bukurinë, flokët, ngjyrat apo trendet e make-upit, në këtë tetor ka folur për një temë që e kapërcen bukurinë, që është shëndeti. Në Tetorin Rozë që është muaji që i dedikohet kancerit të gjirit, ku shumë gra luftojnë më sëmundjen, Egerta ka dhënë disa këshilla të çmuara.

“Në këtë video do të diskutojmë për kujdesin e flokëve për ato që po kalojnë në kimioterapi.

Theksojmë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të skalpit dhe përkujdesjes për flokët gjatë kësaj periudhe sfiduese. Zbuloni praktikat e thjeshta, por efektive, që mund t’ju ndihmojnë të kujdeseni për flokët tuaj para dhe pas trajtimit.

Kujtoni, nuk jeni vetëm në këtë udhëtim; jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës! Ju presim ne G Studio për këshillim të mëtejshem dhe trajtimin dhuratë për rritjen e flokëve. 🌸🩷

Na kontaktoni: 069 210 0280”, shkruan Egerta.