Mesazhi i Kristina Parodit që çdo grua mbi të 40-at duhet ta gjejë veten
E Shtunë 3 Qershor 2023, 13:06
TiranaPost
Kristina Parodi përmes një postimi në Instagram ka dhënë një mesazh që vlen për çdo grua pavarësisht moshës së saj. Gazetarja dhe aktorja italiane thotë se ajo ende kërcen edhe pse shoqëria apo qoftë edhe vetë fëmijët e saj mund ta shohin shtrembër, ajo nuk harron të dalë me shoqet e saj.
“Mos harroni të kërceni herë pas here! Jo që të të shohin të tjerët, kujt po i intereson, por për veten tënde, sepse të bën të ndihesh mirë, të bën të ndihesh bukur dhe e gjallë. Problem i madh se po e tepron, apo se fëmijët po tallen me ty, kërce për të shprehur gëzimin, energjinë. Më pëlqen shumë kërcimi, veçanërisht kur jam me miqtë e mi. Nuk ka shumë burra përreth? Mjaftojmë ne!” - shprehet Parodi, që sot është 60 vjeç.