Stil jete

Mesazhi që marrin dhuruesit e gjakut në Suedi, sa herë që gjaku i tyre përdoret

Mesazhi që marrin dhuruesit e gjakut në Suedi, sa herë që

"Ti shpëtove një jetë".

Ky është mesazhi që merr çdo njeri që dhurob gjak në Suedi.

Suedia ka një sistem shumë të rregulluar të dhurimit të gjakut dhe sa herë që gjaku që dikush ka dhuruar, përdoret për të shpëtuar jetë, në telefon i mbërrin mesazhi.

Ky gjest i mirëmenduar nuk shpreh vetëm mirënjohjen ndaj individëve vetëmohues që japin nga vetja, por edhe përforcon ndikimin e bujarisë së tyre.

Suedia synon të frymëzojë kështu më shumë qytetarë që të bëhen dhurues të rregullt të gjakut dhe ndihmojnë në shpëtimin e jetëve.