Michelle Hunziker: Një përgjigje për ata që thonë se trupin e kam bërë me para

'Fryti i sakrificave, djersës dhe disiplinës', nuk meritoj para: Michelle Hunziker në trupin e saj
Michelle Hunziker ka folur me Vanity Fair teksa promovon kremrat e saj të rinj të kujdesit për lëkurën. Ka gjetur edhe rastin t`iu përgjigjet të gjithë atyre që thonë: “Më paratë e asaj do ta kisha edhe unë atë trup”.
Michelle thotë: “Më vjen keq, por ky trup është rezultat i sakrificave, djersës dhe disiplinës, sidomos në moshën 47 vjeç”.
Michelle Hunziker shtoi më tej se si një “zvicerane e devotshme”, ajo gjithmonë ka ushtruar sporte në natyrë dhe gjithmonë ka mbajtur veten në lëvizje. Për shembull, kur mbushi 30 vjeç vuri re se kishte dhimbje shpine dhe filloi të lexonte dhe të studionte rreth lëvizshmërisë dhe kujdesit.
Për sa i përket kohës që i rezervon aktivitetit fizik, Michelle Hunziker ka treguar se i kushton një orë në ditë, duke thënë se është kthyer në ritual.
Sportet që preferon janë sportet marciale dhe ngritja e peshave, pasi sporti nuk përdoret vetëm për të djegur kalori, por është i rëndësishëm edhe për forcimin e muskujve.
Duke folur për dietën, Michelle Hunziker deklaroi se ndjek një regjim të ekuilibruar dhe të matur. “E di sa gram karbohidrate, yndyrna, fibra dhe proteina duhet të konsumoj,” tha ajo duke sqaruar megjithatë se i shijon edhe ditët kur i lejon vetes një gotë verë dhe një picë, por duke iu kthyer menjëherë rutinës.
Michelle Hunziker nënvizoi se ajo ndjek një dietë të shëndetshme dhe nuk stërvitet për estetikë, por për t'u plakur mirë: “Kam frikë nga sëmundjet dhe dhimbjet”, tha ajo duke shpjeguar se e vetmja recetë që di është të kujdeset për shëndetin.