Milioneri që la gjithçka dhe u kthye në vendlindje: Dua të ulem në plazh dhe të mos bëj asgjë

Bota e financave ndërkombëtare u trondit nga njoftimi i papritur i një milioneri të njohur. Ai vendosi të hiqte dorë nga menaxhimi i punëve të tij për të shijuar plazhin e Australisë, aty ku kishte lindur.
Andrew Formica, CEO i Jupiter Fund Management tha një ditë të bukur: “Unë thjesht dua të ulem në një plazh. Dhe të moj asgjë. Nuk po mendoj për asgjë tjetër, veç kësaj”.
Po pse menaxheri vendosi ta mbyllte kapitullin e profesionit “si milioner”?
Ai tha se ishte i lodhur nga ritmi i punës dhe se kërkonte jo vetëm rikuperimin fizik, por edhe atë psikologjik.
Për Bloomberg, 51-vjeçari shpjegoi pse vendosi të linte biznesin e tij, Londrën e zhurmshme pas 30 vitesh për të shkuar buzë detit në Australi.
Atje në Australi ka me vete familjen e tij, katër fëmijët dhe dy prindërit e moshuar.
Administrimi i bizneseve i kaloi zëvendësuesit të tij Shefit të Investimeve Matthew Beesley. Kompania Jupiter në një deklaratë të shkurtër tha: “Andrew ka qenë gjithmonë shumë i qartë me bordin se planet e tij afatgjata përfshinin lëvizjen në vendlindjen e tij Australi, me familjen e tij”.