Stil jete

Çmimet e shtëpive në Europë ulen për herë të parë në 10 vjet

Çmimet e shtëpive në Europë ulen për herë

Çmimet e pronave rezidenciale, ranë 0.3 % në BE në vitin 2023 dhe 1.1 % në Eurozonë, sipas të dhënave nga Eurostat.

Tregu i banesave në Gjermani, ishte një nga më të goditurit, me rënie 8.4 % në bazë vjetore, i dyti vetëm pas Luksemburgut, me rënie 9.1 %. Ai u pasua nga Finlanda, me 5.6 % dhe Suedia me 5.3 %.

Megjithatë, çmimet u rritën në disa vende, duke përfshirë Kroacinë, Bullgarinë, Lituaninë, Poloninë dhe Portugalinë, ku u rritën midis 8 dhe 12 %.

Rritja më e fortë ekonomike në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, në vitet e fundit, kishte ndihmuar që tregjet e tyre të banesave, të vazhdonin të rriteshin, ndërsa vendet kryesore, si Gjermania dhe Franca vuajtën nga stanjacioni ose një rritje e dobët.