Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai ështënjë personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Ndërsa portreti i tij i buzëqeshur është kthyer në një ikonë të industrisë së ushqimit të shpejtë e të shijshëm.
Bëhet fjalë për Kolonel Harland Sanders, amerikanin, të cilin pasioni për kuzhinën e ndihmoi të arrijë sukses, si krijuesi i rrjetit franchise i restoranteve të famshme të KFC-së, me mbi 23,000 pika në më shumë se 140 vende në të gjithë botën.
Përmes recetës së tij sekrete, që krijoi afro 80 vite më parë, duke bërë një kombinim fantastik të 11 erëzave të ndryshme nëmarinimin dhe skuqjen e ushqimeve me bazë pulën, ai i dha brandit identitetin dhe pikën e fortë të suksesit, ndërsa njerëzimit në mbarë botën, i ofroi shijen unike, të papërsëritshme nga askush tjetër.
Që prej 2016-ës, kur KFC zgjeroi rrjetin e restoranteve të veta franchise në Shqipëri, receta e kolonelit është bërë zgjedhja e preferuar edhe e shqiptarëve, kur duan të kalojnë kohën mes miqsh, kur duan të festojnë me familjet e tyre apo dhe thjesht kur i merr malli për shijen, pas së cilës janë dashuruar që në herëtë parë. Dhe alternativat i kanë të shumta, jo vetëm nëse frekuentojnë 11 restorantet e vendosura në tre qytetet kryesore të vendit (në Tiranë, Durrës dhe Vlorë), por edhe me shërbimet delivery, nëse duan ta shijojnë këtë lloj ushqimi në shtëpitë e tyre, ulur përpara televizorit, sidomos me atë koshin e madh (simbol të KFC-së) ndër duar, mbushur plot me krahë pule, aq shumë të shijshme.
Është një “batalion” i tërë, prej më shumë se 300 punonjësish qëjanë në shërbim të tyre, në çdo kohë e çdo vend, për t’iu ofruar shije, cilësi e siguri. Sepse KFC në Shqipëri i nënshtrohetprotokolleve të forta të brandit ndërkombëtar. Sepse KFC nëShqipëri ka në duar “recetën sekrete” të sukseshme, që po pasohet ndër breza me fanatizëm e profesionalizëm të lartë, ndërsa kompania po zhvillohet gjithnjë e më shumë, në përgjigje të sfidave të reja të epokës digjitale, duke u bërë lider i inovacionit në treg përmes shërbimeve unike KFC Drive Thru apo dhe ofrimit të kioskës digjitale, që ndryshe mund të quhet “restoranti i së ardhmes”.
Nuk do të mjaftonte kurrsesi vetëm shija unike që do ta bënte recetën e kolonel Sanders kaq të preferuar nga njerëzit e të gjitha moshave dhe kombeve, por edhe siguria ushqimore që garantohet në restorantet e KFC-së.
Punonjësit dhe menaxherët e restoranteve trajnohen çdo vit për sigurinë ushqimore. Çdo ditë restorantet e KFC-së i nënshtrohen proceseve të rivlerësimit ditor të programeve të gatimit. Çdo vit restoranet e KFC-së, në të gjithë botën, u nënshtrohen auditimeve ndërkombëtare, duke iu ofruar kështu klientëve gjithçka ka dëshiruar Kolonel Harland Sanders, që në ditën kur krijoi recetën e tij magjike.
Skuadrat që po e vijojnë këtë histori suksesi, kujtojnë çdo vit, përmes “Javës së Themeluesve në KFC” traditën e famshme të pulës së skuqur që Kolonel Sanders ka lënë pas, bashkë me filozofinë e tij se: “Nëse nuk mund ta bësh më mirë se kushdo tjetër, mos e bëj fare”.
Dhe KFC po vazhdon ta bëjë më mirë se kushdo tjetër, gjithçka që ofron për klientët e saj, duke përcjellë në çdo tryezë e shtëpi edhe atë buzëqeshjen ikonike të Kolonel Harland Sanders, që duket sikur iu uron të gjithëve: Shijojeni recetën sekrete që e ndava vetëm me ju!